Tragjedia në Rramanli, Filipçe: Katër nga të lënduarit në gjendje të rëndë

Maqedonia

Tragjedia në Rramanli, Filipçe: Katër nga të lënduarit në gjendje të rëndë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:47
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se katër nga të lënduarit në tragjedinë në Rramanli janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Ai ka theksuar se në mëngjes janë shtruar në spital shtatë pacient.

“Janë pranuar gjithsej shtatë pacientë me djegie. Katër prej tyre kanë djegie të shkallës së lartë dhe janë në rrezik për jetën. Katër janë vendosur këtu në Qendrën Klinikën ndërsa tre në Spitalin e vjetër të qytetit. Nga katër të shtrirët këtu në Qendrën Klinike, dy ndodhen në Klinikën për Kirurgji plastike ata janë dy burra të moshës 60 vjeçare. Dhe dy gra të moshës 40 dhe 45 vjeçare në repartin e përkujdesjes intensive të Klinikës për anestezi dhe re animim”, ka deklaruar ministri Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat