Spasovksi, Angelovska dhe Bekteshi në Samitin e BERZ në Londër

Maqedonia

Spasovksi, Angelovska dhe Bekteshi në Samitin e BERZ në Londër

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 08:54
Ilustrim

Kryeministri Oliver Spasovski, Ministrat e Financave dhe Ekonomisë Nina Angelovska dhe Kreshnik Bekteshi do të marrin pjesë sot në Samitin e Investimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër mbi Ballkanin Perëndimor.

Samiti do të kryesohet nga Suma Çakrabarti, kryetare e BERZH dhe Andrej Plenkoviç, kryeministri i Kroacisë, si presidencën e vendit me BE-në, informojnë nga qeveria.

Samiti, siç thuhet në deklaratë, synon të identifikojë projektet më të rëndësishme të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor me rëndësi rajonale që mund të presin mbështetje nga BERZH në periudhën e ardhshme.

Në kuadër të takimit parashikohet takime bilaterale në mes Oliver Spasovskit dhe kryetarit të BERZH Suma Çakrabarti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat