Grliq-Radman: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë datë për bisedime

Maqedonia

Grliq-Radman: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë datë për bisedime

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 11:12
Gordan Grliq-Radman

Pres që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datë për fillimin e bisedimeve, sepse këto të dyja vendet e meritojnë, deklaroi Ministri i Jashtëm dhe Punë Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq-Radman, para fillimit të konferencës në Selanik.

Grliq-Radman vendi i së cilit kryeson me BE-në, tha se në Bashkimin Evropian ka klimë pozitive për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ai theksoi se kjo konferencë është hyrje e mirë për Samitin e BE-Ballkani Perëndimorë që do të mbahet në Zagreb në maj.

Sipas shefit të diplomacisë kroate perspektiva evropiane është e arritshme për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat