Tre të lënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Rramanli

Maqedonia

Tre të lënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Rramanli

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 12:02
Ilustrim

Është rënduar gjendja shëndetësore e të lënduarve nga tragjedia e djeshme në fshatin Rramanli, theksoi drejtori i Klinikës për Traumatologji, Sëmundjet Ortopedike, Ilir Hasani.

Ai tha se janë pranuar tre pacientë dhe atë dy gra të moshës 35 dhe 50 vjet dhe një burrë i moshës 65 vjeç.

“Për fat të keq, gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë pacienti 58-vjeçar i cili ishte në gjendje kritike pas shpërthimit të bombolës së gazit në Rramanli. Gjendja e tre pacientëve, veçanërisht e dy grave është e rënduar, megjithatë po bëjmë çmos që të stabilizojmë gjendjen e tyre shëndetësore”, tha Hasani.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për djegie të rënda, bëhet fjalë për lëndime, djegie që tejkalojnë 80 përqind, ndërsa burri ka djegie të cilat janë 45 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat