MPJ e Maqedonisë: Në Itali nuk ka qytetarë të Maqedonisë së Veriut të infektuar me coronavirus

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë: Në Itali nuk ka qytetarë të Maqedonisë së Veriut të infektuar me coronavirus

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 13:04
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme, në përputhje me informacionin e marrë nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Venecia – Itali, informon se deri më tani nuk ka asnjë informacion për qytetarët tanë që janë me coronavirus.

Sipas informacioneve të fundit, janë konfirmuar 159 raste të personave të infektuar me coronavirus. Ministria e Punëve të Jashtme përmes ambasadës në Romë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Venecia monitoron rregullisht situatën e shtetasve të Maqedonisë në rajon dhe komunikon me autoritetet italiane kompetente në lidhje me masat e marra për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Ministria e Punëve të Jashtme rekomandon rritje të masave paraprake në rajonet italiane të Lombardisë, Veneto dhe Emilia-Romagna gjatë kësaj periudhe. Më shumë informacion mund të gjeni në travel.mfa.gov.mk.

Në rajonet e prekur të Lombardisë, Veneto dhe Emilia-Romagna, ka rreth 23.000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Informacione më të hollësishme mbi gjendjen, mund të merren në Konsullatën e Përgjithshme të Venecias në linjën telefonike + 39 389 5837913 ose me e-mail [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat