23 mijë persona nga Maqedonia e Veriut gjenden në zonat me koronavirus në Itali

Maqedonia

23 mijë persona nga Maqedonia e Veriut gjenden në zonat me koronavirus në Itali

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 15:00
Ilustrim

Rreth 23 mijë qytetarë, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut momentalisht gjenden në rajonet kritike në Itali.Lombardija, Veneto dhe Emilija-Romanja, janë tre vendet ku janë regjistruar virusi vdekjeprurës korona, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve nga ky diakster, deri në këtë moment nuk ka informacion për qytetarë të RMV-së të cilët janë të prekur nga ky virus.

Njëkohësisht, Ministria e Jashtme rekomandon masa kujdesi gjatë udhëtimit në rajonin e Lombardija, Veneto dhe Emilija Romanja, gjatë kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat