OBRM-PDUKM nesër organizon marsh protestues

Maqedonia

OBRM-PDUKM nesër organizon marsh protestues

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski u bën thirrje qytetarëve që nesër në orën 18:00 tu bashkëngjiten në marshin që do të fillojë nga Prokuroria deri në Gjykatën e Lartë.

“U bëj thirrje për një protestë qytetare nesër në ora 18:00, e cila do të fillojë para Prokurorisë Publike, rreth bregut të lumit Vardar, dhe do të përfundojë përpara Gjykatës së Lartë. Po ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, nga të gjitha kombësitë dhe duke i bindur ata që të na bashkohen. Në protestë ku do të rekomandojmë që duhet të ketë përgjegjësi për padrejtësi, por edhe për rojtarët e padrejtësisë, prokurorinë dhe gjyqësorin, që kjo luftë në të cilën maqedonasit luftojnë për drejtësinë e tyre, duhet tu kundërvihen padrejtësive”, tha Mickoski.

Protesta vjen pas publikimit të audio inçizimit të djeshëm nga ana e Antonio Milloshoski në të cilën dëgjoheshe zëri i Zoran Zaevit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat