Çulev: Strukturat e larta do të hetohen nëse kanë pasur raporte me grupet kriminale

Maqedonia

Çulev: Strukturat e larta do të hetohen nëse kanë pasur raporte me grupet kriminale

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 15:28
Naqe Çulev

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, sot tha se do të ketë hetime në MPB, në lidhje me përfshirjen e funksionarve të vepra kriminale.

Në lidhje me atë se ku përfundojnë paratë dhe lëndët narkotike, ai tha se MPB në bashkëpunim me institucionet kompetente në mënyrë aktive po ndërmarrin masa dhe aktivitete me qëllim të konfirmimit të personave dhe kompanive që janë të involvuara në tregtinë ilegale me drogë, larje parash dhe vepra të tjera penale.

“Këto aktivitete duhet t’i japin përgjigje pyetjes suaj, por edhe pyetjeve nëse me këto para janë financuar edhe disa aktivitete të caktuara ilegale, ndërkaq edhe janë larë në biznese legale në shtet. Në këtë kontekst do të theksoj se hetimet që për momentin po zhvillohen në MPB duhet t’u japin përgjigje dyshimeve dhe informatave gjithnjë e më të shpeshta që arrijnë tek unë, ndërkaq të cilat flasin për atë nëse disa nga këto grupe kriminele kanë pasur lidhje të afërta me struktura të larta udhëheqëse në polici”, sqaroi Çulev.

Ai shtoi se nuk mund të jep më shumë informata, për shkak të hetimeve që zbatohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat