Spasovski-Palmer: Së shpejti presim vendim nga BE-ja për fillimin negociatave

Maqedonia

Spasovski-Palmer: Së shpejti presim vendim nga BE-ja për fillimin negociatave

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:54
Spasovski-Palmer

“Prej rezultateve të reformave dhe zbatimit të tyre pritet vendim pozitiv dhe i shpejtë i BE-së për fillimin e negociatave si hap logjik dhe për shkak të plotësimit të të gjitha kritereve dhe standardeve për anëtarësim në NATO”.

Këtë e ka theksuar i dërguari special i sekretarit amerikan të shtetit i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer sot në takimin me kryeministrin Oliver Spasovski, në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor dhe Bankën Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim në Londër, duke e përsëritur përcaktimin e vendit të tij për mbështetjen e reformave dhe zbatimin e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga qeveria, në takim edhe njëherë është konfirmuar miqësia dhe partneriteti strategjik midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa u veçua lidershipi i vendit në bashkëpunimin rajonal.

“Në këtë drejtim kryeministri Spasovski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në plotësimin e obligimeve të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe për Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, të cilët morën mirënjohje se janë realizuar në frymën e vlerave evropiane dhe se janë shembull i ndritur në zgjidhjen e kontesteve bilaterale në rajon”, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat