PTHP: Kallëzim penal kundër tre shtetasve turq për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit

Maqedonia

PTHP: Kallëzim penal kundër tre shtetasve turq për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 20:20
Foto Ilustrim

Prokuroria e Shkupit ka ngritur kallëzim penal kundër tre shtetasve turq për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.

“Të tre të akuzuarit, më 22 janar gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës në vendkalimin kufitar Bllacë, kanë përdorur dokumente të rrejshme – pasaportë izraelite dhe letërnjoftim. Bëhet fjalë për dy burra të moshës 26 dhe 41 vjeç, si dhe një grua të moshës 45 vjeç. Dokumentet e rrejshme të përdorura dallohen nga ato origjinale izraelite”

“Dokumentet false të përdorura janë të ndryshme nga dokumentet origjinale izraelite për nga cilësia e letrës, teknikat e përfaqësuara të shtypjes së formularit, markat tregtare, shkëlqimin dhe intensitetin e ngjyrave të përfaqësuara”, njoftojnë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat