Maqedonasit në Shqipëri po deklarohen bullgarë për një pasaportë

Maqedonia

Maqedonasit në Shqipëri po deklarohen bullgarë për një pasaportë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Në komunën e Pustecit dhe zonat kufitare të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut është rritur interesi i popullatës lokale për shtetësinë dhe pasaportën bullgare.

Në këtë zonë jeton komuniteti i deklaruar si maqedonas, por edhe bullgar, informon INA.

Deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, Vasil Sterjovski nga Aleanca Maqedonase për Integrime Evropiane ka thënë se është rritur interesi për pasaportat bullgare në zonat kufitare.

“Nuk ka të rinj në rajonin e Gorës dhe Gollobërdës në Shqipëri, ku jeton pakica maqedonase, të mos ketë qenë në ekskursion falas njëjavor në Bullgari”, theksoi Sterjovski.

Sipas tij, bullgarët po shfrytëzojnë varfërinë e maqedonasve në Shqipëri dhe në kontinuitet po bëjnë gjithçka për të treguar se ata janë minoritet bullgar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat