Arrestohen tre persona nga Haraçina, dyshohen për vjedhje të rëndë

Maqedonia

Arrestohen tre persona nga Haraçina, dyshohen për vjedhje të rëndë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Policia mbrëmë rreth orës 22:20 ka arrestuar N.E (22) dhe dy 17-vjeçar, të tre nga fshati Haraçinë, pasi dyshohen se në orën 21:40 kanë kryer vjedhje në shtëpinë e L.D nga Shkupi, të cilit i kanë marrë çantë me para, telefonin celular dhe dokumente personale.

Siç thonë nga MPB, pas aktiviteteve nga policia, të dyshuarit janë gjetur në një makinë “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, ndërsa pas kontrolleve janë gjetur edhe mjetet e vjedhura.

Nga MPB informojnë se janë gjetur edhe marihuanë, katër plumba dhe një pistoletë dhe thikë, ndërsa tek N.E janë gjetur 10 mijë denarë dhe dy telefona celularë.

Personat e arrestuar janë dërguar në stacionin policor në Gazi Babë, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzim adekuat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat