Mickoski: Së shpejti do të dihet me kë do të jemi në koalicion

Maqedonia

Mickoski: Së shpejti do të dihet me kë do të jemi në koalicion

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:04
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot deklaroi se së shpejti do të mësohet koalicioni i tyre për zgjedhjet e 12 prillit.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten partisë së tij në marshin e sotëm protestues para gjykatës, që e organizon OBRM-PDUKM.

Mickoski gjithashtu ju bëri apel partive politike që kanë qenë të zëshme për veting dhe ndryshime në gjyqësi, sonte të bëhen pjesë e marshit.

Ai tha se dëshiron që LSDM dhe Lëvizja Besa të arrijnë marrëveshje për koalicion dhe në zgjedhje të dalin së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat