PDSH: Ministria e Kulturës punëson militantë partiak

Maqedonia

PDSH: Ministria e Kulturës punëson militantë partiak

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:09
Ministria e Kulturës në Maqedoni

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot nëpërmjet një konference për shtyp e ka akuzuar Ministrinë e Kulturës për punësime të paligjshme partiake.

Sadije Iljazi nga PDSH tha se nuk ka të punësuar në sektorë adekuatë në bazë të sistematizimit proporcional në plan vertikal dhe horizontal.

“Në këtë institucion është shkaktuar kaos i vërtetë nga ata të cilët kanë lidhur kontrata në vepër, ndërsa të cilët tani përballen me pasigurinë për të ardhmen e tyre pas zgjedhjeve të cilat do të mbahen më 12 prill”, theksoi Sadije Iljazi.

Ajo shtoi se publikimi i rezultateve nga konkursi vjetor për financimin e projekteve me interes kombëtar për vitin 2020 len hapësirë për dyshime se gjatë shpërndarjes së mjeteve kishte manipulime përmes favorizimit të projekteve.

“Ata propozues kanë lidhje me partinë ose me bashkëpunëtorët e kabinetit të ministrit. Kjo është e qartë duke i krahasuar mjetet enorme financiare të dedikuara për shoqata ose aktivitete të këtyre propozuesve me mjetet e dedikuara për projektet e propozuesve të tjerë në sferat e njëjta të veprimtarisë. Bie në sy favorizimi i artistëve të cilët janë të njohur vetëm në territorin e shtetit ose edhe jo aq, në krahasim me artistët e njohur edhe në arenën ndërkombëtare”, theksoi Sadije Iljazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat