VMRO-ja marshon për drejtësi para Gjykatës Supreme

Maqedonia

VMRO-ja marshon për drejtësi para Gjykatës Supreme

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 19:13
Protestë - VMRO

Pas LSDM-së në pushtet, për drejtësi po proteston edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Protesta nisi para Prokurorisë për të vazhduar më pas drejt Gjykatës Supreme.

Në skenën e vendosur për marshin për drejtësi përpara Gjykatës Penale interpretohen kryesisht këngë popullore maqedonase, ndërsa marshi drejtohet nga kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski dhe zyrtarët e tjerë partiak.

Në protestën për drejtësi të opozitës ndër brohoritjet kryesore janë ato kundër ndryshimit të emrit kushtetues, kundër ish kryeministrit Zaev,dhe kundër qeverisë aktuale të cilën e cilësojnë si kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat