Sot lëshohet në përdorim teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Sot lëshohet në përdorim teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Në ski qendrën më të madhe Kodra e Diellit, sot do të lëshohet në përdorim teleferiku i ri me gjashtë ulëse.

Gjatësia e linjës e teleferikut është 1.420 metra, ndërsa kapaciteti maksimal 3.200 skijatorë për një orë.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryeministri teknik Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri dhe ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive Sadulla Duraku, zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, drejtori i përgjithshëm i Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevksi dhe drejtuesi i ELEM Turs Xhemail Jusufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat