Zhbogar: Nuk kam informacione se kur do të publikohet raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Zhbogar: Nuk kam informacione se kur do të publikohet raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:09
Samuel Zhbogar

Euroambasadori në Shkup Samuel Zhbogar, sot deklaroi se raportet e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë akoma nuk janë përgatitur.

Ai tha se kur do të vendoset të publikohen, do të japin informacione në opinion.

“KE është obliguar të përgatisë raport edhe me arritjet e fundit që kanë të bëjnë me statusin e reformave, që do të zbatohen nga të dy vendet që presin hapjen e negociatave. Mendoj se dy dokumentet janë në tavolinën e vendeve anëtare dhe pasi të shqyrtohen do të sjellin vendim”, tha Zhbogar.

Ai shtoi se nuk ka informacione në lidhje me datën se kur do të publikohet raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa i pyetur për procesin zgjedhor, ai tha se BE do ta ndjek me vëmendje të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat