Dimitrov nga Çekia: Morëm konfirmim dhe mbështetje për atë që meritojmë

Maqedonia

Dimitrov nga Çekia: Morëm konfirmim dhe mbështetje për atë që meritojmë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:41
Nikolla Dimitrov

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov sot nisi një vizitën dy-ditore në Republikën e Çekisë me një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm çek Tomasz Petricek.

Fokusi i bisedimeve ishte në pritjet dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aktivitetet mbështetëse të Republikës së Çekisë në kontekstin e procesit të integrimit evropian.

“Republika e Çekisë është pjesë e rrugëtimit tonë në BE, duke na ndihmuar të arrijmë sa më shpejt qëllimin tonë. Dhe sot në Pragën frymëzuese morëm konfirmim të asaj që punuam dhe mbështetje të merituar. Unë pres që kjo mbështetje të dërgojë deri tek qëllimi: të hapim negociatat e hyrjes pa shtyrje”, deklaroi Dimitov.

Nga MPJ thonë se në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve dhe për mundësitë e thellimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat