Kumanovë, kallëzim penal kundër një nëpunësi policor për ryshfet

Maqedonia

Kumanovë, kallëzim penal kundër një nëpunësi policor për ryshfet

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:22
Foto Ilustrim

Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal kundër I.T. nëpunës policor në Sektorin policor Rankovcë, SPB Kumanovë, i dyshuar për vepër penale “marrje të ryshfetit”.

Nga MPB-ja sot informuan se i denoncuari, gjatë kryerjes së veprimit zyrtar, shoferit të automjetit “Volkswagen Passat” me targa të Kumanovës i ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet që të mos bëjë veprime zyrtare, gjegjësisht të mos përgatisë procesverbal për kundërvajtjen e konstatuar dhe urdhër pagesë në gjobë për kundërvajtjen e bërë nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor.

Sektori për kontroll të brendshëm, gjithashtu, kundër nëpunësit policor do të ngritë procedurë para komisionit kompetent për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat