AUV: Të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi, mund të transmetohet edhe nga kafshët

Maqedonia

AUV: Të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi, mund të transmetohet edhe nga kafshët

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:53
Foto Ilustrim

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) bën thirrje për respektimin maksimal të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë – OBSH me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit në vendin tonë.

“Për shkak se bëhet fjalë për zoonozë, sëmundje e cila mund të përhapet edhe përmes kontaktit me kafshë dhe prodhimeve me prejardhje shtazore, AUV në koordinim me Odën e Veterinarisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, informon dhe u bënë thirrje shoqatës së veterinarëve për respektim maksimal të rekomandimeve për mbrojtje nga mundësia për përhapjen e coronavirusit”, thonë nga AUV.

Nga OBSH bëjnë thirrje që të shmanget kontakti i pambrojtur me kafshë shtëpiake ose të egra, të trajtohet plotësisht termikisht ushqimi me origjinë shtazore, të përdoret enë dhe thika të ndryshme kur përgatisni dhe copëtoni ushqim të papërpunuar dhe të gatuar, të lani duart pas çdo kontakti me lloje të ndryshme të ushqimit (të papërpunuara ose të gatuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat