KSHZ: Qytetarët të kontrollojnë veten nëse janë në Listën Zgjedhore deri më 11 mars

Maqedonia

KSHZ: Qytetarët të kontrollojnë veten nëse janë në Listën Zgjedhore deri më 11 mars

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:26
Foto Ilustrim

Nga Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ) njoftojnë se deri më 11 mars qytetarët mund të kontrollojnë të dhënat nga Lista Zgjedhore.

Kërkesa për kontroll mund të kryhet në mënyrë elektronike apo me letër në zyrat e KSHZ-së.

Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkoski ju bëri qytetarëve thirrje të kontrollojnë nëse ndodhen në Listën Zgjedhore dhe këtë duhet ta bëjnë deri më 11 mars.

Ndryshe, sipas Derkoskit, mbi 38 mijë qytetarë ende nuk i kanë marrë dokumentet dhe se nëse nuk i marrin, nuk do të mund të votojnë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat