Miloshev: Të gatshëm të përballemi me situatën, po e ndjekim gjendjen me shumë vëmendje

Maqedonia

Miloshev: Të gatshëm të përballemi me situatën, po e ndjekim gjendjen me shumë vëmendje

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 21:58
Vladimir Miloshev

Sekretari shtetëror në Ministrinë e shëndetësisë, Vladimir Miloshev përmes një statusi në ‘Facebook’, është shprehur se tashmë institucionalisht janë të gatshëm për përballje me secilën situatë ndërkohë që po ndjekin nga afër gjendjen me shumë vëmendje dhe atë 24 orë.

“Jemi të gatshëm për veprim në secilën situatë gjatë gjithë 24 orëve. Qytetarët të jenë të qetë sepse gjendja po ndiqet me shumë vëmendje”, është shprehur kështu Miloshev.

Ministri Filipçe në konferencë për shtyp njoftoi se pacientja me coronavirus është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se janë zbuluar edhe nëntë personat që kanë udhëtuar bashkërisht me atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat