Çulev: Kemi informacione se prej 7 deri 10 ditë do të arrijnë pasaportat

Maqedonia

Çulev: Kemi informacione se prej 7 deri 10 ditë do të arrijnë pasaportat

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:40
Naqe Çulev

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot njoftoi se situata me pasaportat po stabilizohet dhe pritet që para 24 marsit të arrijnë një pjesë e pasaportave.

“Kemi informacione se prej 7 deri 10 ditë do të arrijë dërgesa e parë me pasaporta dhe gjendja me pasaportat do të relaksohet”, thotë Çulev.

Sa i përket coronavirusit, në konferencë për shtyp në Manastir, u njoftua se MPB ka ndërmarrë aktivitete dhe se policia kufitare jep materiale me informacione lidhur me masat që po ndërmerren për mbrojtje nga coronavirusi, ndërsa të punësuarave ju jepen maska mbrojtëse dhe doreza.

“DO të kemi furnizim publik për pajisje mbrojtëse dhe mjete dezinfektuese për të gjithë punonjësit në MPB, në mënyrë që të jenë të mbrojtur”, tha Çulev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat