Javën e kaluar janë regjistruar 5654 të prekur nga gripi sezonal

Maqedonia

Javën e kaluar janë regjistruar 5654 të prekur nga gripi sezonal

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Gjatë javës së kaluar (prej 17 deri 23 shkurt) janë regjistruar 5.654 të sëmurë nga gripi, që është për gjashtë raste më pak në krahasim me një javë paraprake, kur u regjistruan 5660.

Siç njoftuan nga Instituti për Shëndet Publik, numri më i madh i të prekurve (2776) janë të grupmoshës prej 15 deri 64 vjeçare, ndërsa incidenca më e madhe është tek grupmosha prej 5 deri 14 vjeç.

Numri më i madh i të prekurve nga gripi sezonal është në Shkup.

Nga IPSH thanë se në laboratorinë për viruse javën e kaluar kanë arritur 99 materiale për testimin e gripit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat