OBRM-PDUKM: Koalicioni LSDM dhe Besa është koalicion për vazhdimin e sundimit kriminal

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Koalicioni LSDM dhe Besa është koalicion për vazhdimin e sundimit kriminal

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:18
Foto Ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “kryetari i Besës për kryetarin e LSDM-së, Zaev tha: ‘Ai është mashtrues që nuk mban fjalë’. Dy muaj më vonë bënë koalicion me atë mashtrues”.

“LSDM dhe Besa sot formuan koalicion për disfatë më 12 prill. Koalicioni është bashkimi i njerëzve pa qëndrime të qarta dhe konkrete”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Zaev është njeriu që bëri regjim hibrid ndërsa ky koalicion është krijimi i një regjimi të plotë dhe se Zaevi është koka e krimit dhe shefi i mafias.

“Zaev është njeriu që qëndron pas krimit, korrupsionit dhe zhvatjes, dhe për këtë shkak Maqedonia ra 13 vende më poshtë në indeksin e korrupsionit”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se ky koalicion është vazhdim i sundimit kriminal ndërsa Lëvizja Besa është partia e cila ishte për federalizim të Maqedonisë dhe se është mirë të dihet nëse Zaev ndan qëndrime të njëjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat