Policia maqedonase gjen 40 migrantë në një furgon

Maqedonia

Policia maqedonase gjen 40 migrantë në një furgon

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:46
Policia

Pas disa patrullimeve kufitare në Maqedoninë e Veriut, autoritetet kanë gjetur 40 migrantë në një furgon afër qytetit Shtip, dhe më pas kanë arrestuar drejtuesin e mjetit nën dyshimet për trafikim, transmeton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Policia ka thënë se 36 afganë dhe katër pakistanezë janë gjetur rreth 90 kilometra afër Shkupit.

Migrantët besohet se kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut në mënyrë ilegale nga Greqia.

Ata janë transferuar në qendrën e ndalimit në Gjevgjeli, derisa të përfundojnë procedurat e dëbimit në Greqi.

Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e asaj që është njohur si “Rruga Ballkanike” për migrantët dhe refugjatët që kanë synuar të arrijnë në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.

Ndonëse kjo rrugë është mbyllur tash e saj vjet, mijëra persona ende pagujanë shumë të mëdha parash, ashtu që kontrabanduesit t’iu ndihmojnë në kalimin e kufirit.

Sipas të dhënave të fundit, vetëm në tre javët e para të janarit, rreth 1,365 migrantë janë dërguar në qendrën e ndalimit, meqë kanë hyrë ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat