Maqedoni, rezultate negative për personin e fundit i cili u testua për coronavirus

Maqedonia

Maqedoni, rezultate negative për personin e fundit i cili u testua për coronavirus

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rezultatet e personit që ka arritur nga Italia, i cil u testoi në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup janë negative.

Ky është personi i fundit për të cilin priteshin rezultatet dhe për momentin nuk ka persona tjerë që po testohen.

Venko Filipçe më herët njoftoi se 50 vjeçarja e cila dje u zbulua se kishte coronaviruis është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndryshe, ministri Arbër Ademi sot ju bëri thirrje institucioneve arsimore të që rrisin nivelin e higjienës nëpër të gjitha objektet.

“Gjatë ditës së djeshme me kolegët në kuadër të MASH, kemi punuar deri vonë dhe deri tek të gjitha institucionet arsimore është dorëzuar shkresë me orientime konkrete, me udhëzime konkrete varësisht prej rrethanave momentale”, tha Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat