Maqedoni, aktakuzë kundër një personi për pjesëmarrje në ushtri të huaj

Maqedonia

Maqedoni, aktakuzë kundër një personi për pjesëmarrje në ushtri të huaj

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit pranë MPB-së, në prokurorinë
themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dje parashtroi padi penale kundër një personi nga Shkupi për “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, formacione paraushtarake apo parapolicore”.

Njëherit, i paraqituri, siç theksojnë nga MPB, me qëllim që të largohet drejt Sirisë për të marrë pjesë në ushtrinë e huaj “Xhabhat al Nusra” (e shpallur si organizatë terroriste nga ana e OKB-së në vitin 2013), përmes aplikacioneve të internetit për komunikim ka realizuar kontakte me dy persona – shtetas të Maqedonisë së Veriut, njëri prej të cilëve ndodhej në Siri, ndërsa tjetri i kthyer nga Siria. Nga ana e këtyre personave, ceket në kumtesë, i është dhënë
garancë (teskie) për inkuadrim në organizatën e cekur terroriste dhe janë marrë vesh se do ta informojnë për kohën e nisjes dhe mënyrën e arritjes së tij në Siri.

“Më 1 nëntor 2019, i paraqituri me autobus është larguar nga territori i RMV-së përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë, përderisa më 02.11.2019 ka realizuar hyrje në R. e Turqisë, prej ku përmes kushteve të krijuara është dashur ilegalisht ta kalojë kufirin dhe të pranohet nga ana e dy personave të panjohur, Më 06.11.2019 gjatë tentimit që ilegalisht ta kalojë kufirin turk-sirian, A.B. është arrestuar nga ana e organeve turke të sigurisë, është privuar nga liria dhe është vendosur në Qendrën për mënjanim në Hataj, R. e Turqisë në afërsi të kufirit me Sirinë, kështu që vepra penale ka mbetur në tentativë”, thuhet në kumtesë.

Gjatë privimit të tij nga liria, theksojnë nga MPB, ai ka qenë pa dokumente identifikimi, në mënyrë të rrejshme është prezantuar dhe ka thënë se ka ndër mend të udhëtojë drejt Alepos, Siri.

Nga MPB theksojnë se pas bashkëpunimit të realizuar ndërkombëtar policor dhe në bashkëpunim me Ambasadën e RMV-së në Ankara, është konfirmuar identiteti i tij, është dhënë listë udhëtimi dhe A.B. është deportuar në
vendkalimin kufitar aeroporti “Shkup”, ku është marrë dhe arrestuar në SP Kisella Vodë.

Nga atje kumtojnë se dhe pas urdhërit të dhënë nga Gjykatësi për procedurë paraprake është kryer bastisje në shtëpinë e A.B., me ç’rast janë gjetur dhe janë marrë nëntë telefona celularë, një SIM kartelë, dy USB dhe një kompjuter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat