OBRM-PDUKM: Zaevi është personifikim i padrejtësisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaevi është personifikim i padrejtësisë

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 13:03
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e akuzon Zoran Zaevin për padrejtësi në vend.

Ata thonë se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke kërkuar drejtësi.

“Ky është shkaku pse Zoran Zaevi fshihet dhe hesht, pasi është panik i madh në Bihaqka, pasi është frika e madhe nga populli i vet. Ai është kapur se si merret vesh për vendime gjyqësore dhe aktivitete të prokurorisë në vepër. Më nuk ka dilemë se kush është në krye të oktapodit kriminel, i cili me krahut e vet ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë”.

“Drejtësia e deleguar është padrejtësi, e pikërisht në atë mënyrë ka sunduar Zoran Zaevi gjatë tre viteve të kaluara duke dhënë urdhra deri te Luj Viton gjyqësia, e cila është keqpërdorur për dëbim politik dhe mbrojtje të krimit të pushtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata përfundojnë se pas 12 prillit do të ketë drejtësi në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat