Filipçe: Dy shtetas të Bullgarisë janë izoluar në Manastir, nuk kanë simptoma të coronavirusit

Maqedonia

Filipçe: Dy shtetas të Bullgarisë janë izoluar në Manastir, nuk kanë simptoma të coronavirusit

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 13:07
Venko Filipçe

Dy qytetarë bullgarë që punojnë në kombinatin Pelagonija janë izoluar në Manastir, konfirmuar nga Qendra e Shëndetit Publik.

Punëtorët nuk kanë simptoma të coronavirusit, por janë nën mbikëqyrje shëndetësore sepse më parë kanë vizituar Italinë.

Ata gjatë ditës së djeshme janë lajmëruar në Qendrën për Shëndet Publik në Manastir për kontrolle të mëtejshme.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se do t’i bëjnë testet për personat e dyshuar dhe për rezultatet do ta njoftojnë opinionin në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat