Filipçe: Shoferi i cili ishte me pacienten me coronavirus, ankohej në kollitje dhe dhimbje gjoksi

Maqedonia

Filipçe: Shoferi i cili ishte me pacienten me coronavirus, ankohej në kollitje dhe dhimbje gjoksi

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 16:56
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp nga Qeveria theksoi se pacienti për të cilën ishte i dyshuar se ishte infektuar me coronavirus sot në mëngjes, ka rezultate negative.

Ai tha se gruaja e infektuar me coronavirus e cila po mbahet në Klinikën për Sëmundje Infektive është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shoferi i cili ishte me të është dërguar në spitalin e Strumicës.

“Shoferi i cili ishte në furgon me gruan ankohej për kollitje dhe dhimbje gjoksi, dhe është dërguar në spitalin e Strumicës. Në orët në vijim priten të dalin rezultatet”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe gjithashtu informoi se do të anulohen karnavalet në Strumicë dhe Prilep.

“Në këto ngjarje pritet që të ketë shumë vizitorë nga Italia”, tha Filipçe.

Ministri gjithashtu informoi se do të bëhet kontrolle nëpër barnatoret në vend nëse janë rritur çmimet e maskave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat