Petrovska: Dërgesa e parë e pasaportave do të bëhet më gjashtë mars

Maqedonia

Petrovska: Dërgesa e parë e pasaportave do të bëhet më gjashtë mars

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:08
Foto Ilustrim

Zv. ministrja e MPB-së, Sllavjana Petrovska informoi se problemi me mungesën e pasaportave tanimë po zgjidhet.

“Dërgesat e para priten të arrijnë më gjashtë mars dhe në këtë mënyrë do të fillojë të kthehemi në gjendjen normale në marrjen e dokumenteve të udhëtimit”, tha Petrovska.

Gjatë qëndrimit në SPB Shtip, Petrovska u pyet edhe për motivet e djegies së veturave. Ajo tha se kjo ishte temë e bisedimeve në takimin e sotëm në SPB Shtip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat