Shkup, hapet procedurë kundër një polici i cili kërkoi të marr ryshfet

Maqedonia

Shkup, hapet procedurë kundër një polici i cili kërkoi të marr ryshfet

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:30
Foto Ilustrim

Njësia për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur kallëzim penal kundër një oficeri të policisë B.XH. për dyshimin se ka kryer vepër penale “marrje të ryshfetit”.

Polici B.XH. (24) e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ka kërkuar ryshfet në shumë prej 6.000 denarë me qëllim që të mos i jepte dënim të dëmtuarit për shkeljen e rregullave në komunikacion.

B.XH. iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve dhe është hapur procedurë për përgjegjësi disiplinore para komisionit kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat