TKM dhe Teatri i Komedisë së Maqedonisë anulojnë aktivitetet e tyre

Maqedonia

TKM dhe Teatri i Komedisë së Maqedonisë anulojnë aktivitetet e tyre

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 19:38
Teatri i Komedisë së Maqedonisë

Teatri Kombëtar i Maqedonisë dhe Teatri i Komedisë, në përputhje me rekomandimet e Qeverisë për anulimin e ngjarjeve publike deri më 6 mars, ka anuluar shfaqjet në këtë periudhë.

Ndërsa Teatri i Operës dhe Baletit të Maqedonisë deri tani nuk ka anuluar aktivitet e saj.

Në kumtesën e TKM-së dhe Teatrit të Komedisë thuhet se aktivitetet shtyhen në përputhje me rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si masa kundër përhapjes së coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat