Amelie de Montchalin: Franca do të sjellë vendim në bazë të rekomandimeve të Komisionit Evropian - Bota Sot
Amelie de Montchalin: Franca do të sjellë vendim në bazë të rekomandimeve të Komisionit Evropian

Maqedonia

Amelie de Montchalin: Franca do të sjellë vendim në bazë të rekomandimeve të Komisionit Evropian

Më: 4 mars 2020 Në ora: 15:59
Amelie de Montchalin

Sekretarja shtetërore e Francës për çështje Evropiane Amelie de Montchalin, në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha se Franca do të sjellë vendim në bazë të mendimit të Komisionit Evropian.

Ajo tha se vitin e kaluar vendet anëtare të BE-së nuk gjetën marrëveshje unanime për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të dispozitave të ndryshme.

“Në këto diskutime, Franca njëherësh duke e konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, bëri thirrje për reformë në themel të procesit të inkuadrimit në Union me qëllim që të bëhet më i besueshëm dhe më efektiv”, tha Montchalin.

Sipas saj, kjo reformë është kërkuar për një kohë të gjatë nga Franca, si edhe nga disa vende-anëtare. Krahas kësaj, Franca dhe disa vende-anëtare kanë vlerësuar se dy vendet e involvuara nuk i plotësojnë në tërësi kriteret e përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2018 në raport me reformat, veçanërisht në sferën e qeverisjes të së drejtës dhe drejtësisë.

“Komisioni Evropian i ri i formuloi më 5 shkurt 2020 propozimet për reforma të mëdha në procesin inkuadrues, që i përfshijnë propozimet që i propozon Franca në vjeshtën e vitit 2019. Kjo reformë shkon në drejtim të ndryshimit të paradigmës së dëshiruar nga Franca. Konkretisht, vendosen kritere më objektive dhe më të verifikueshme, kushte të përforcuara në kuptimin e qeverisjes të së drejtës, por, gjithashtu edhe konvergjencës ekonomike dhe sociale, një sistem për stimulim i cili mundëson përfitime konkrete në rast progresi në reforma dhe anasjelltas, masa reverzibiliteti në rast mossuksesi”, tha Montchalin.

Tani sipas saj, do të ketë diskutim në Këshillin e Bashkimit Evropian para samitit në Zagreb në maj të vitit 2020.

Ndërsa sa i takon konkretisht, Maqedonisë së Veriut, Amelie de Montchalin tha se Franca e pranon vlerën e marrëveshjes historike të Prespës me të cilën zgjidhet një kontest i madh bilateral midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se paraqet hap të madh përpara për stabilitetin në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat