Raporti i Holandës për Maqedoninë: Miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike është rezultat mbresëlënës

Maqedonia

Raporti i Holandës për Maqedoninë: Miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike është rezultat mbresëlënës

Më: 4 mars 2020 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Raport pozitiv ka nga Holanda, që thotë se Maqedonia ka bërë përparim të mëtejshëm për negociatat me BE-në.

Një raport pozitiv u mor edhe nga delegacioni i Komitetit të përhershëm për çështje evropiane të Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Holandës, i cili vizitoi vendin në shkurt të këtij viti.

Miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike është rezultat mbresëlënës, e cila mundëson vazhdimin e hetimeve, por gjithashtu që ligji nuk përmban një amnisti të fshehur, e cila do të lejonte që disa (ish) politikanë tu shmangen hetimet.

Në raport thuhet se Maqedonia ka bërë përparim të madh në përshtatjen e politikës së saj të brendshme dhe legjislacionit me ligjin e BE-së.

Raporti tregon se rreth 34 përqind e rregullave evropiane në fushën e drejtësisë dhe rregullave dhe direktivave të punëve të brendshme janë zbatuar tashmë në ligjet e brendshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat