Zaev: Gjyqtarët të cilët me qëllim do të vjetërsojnë lëndët gjyqësore, do të shkarkohen

Maqedonia

Zaev: Gjyqtarët të cilët me qëllim do të vjetërsojnë lëndët gjyqësore, do të shkarkohen

Më: 5 mars 2020 Në ora: 13:05
Zoran Zaev

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi reforma të reja në gjyqësor pas formimit të qeverisë së re. Sipas tij, nëse gjyqtarët qëllimisht vjetërsojnë lëndët atëherë ato do të shkarkohen.

“Drejtësi për të gjithë, kjo ishte baza që dolëm në zgjedhjet e vitit 2016. Ne si LSDM dhe si parti politike dhe si koncept politik nuk tërhiqemi as një centimetër nga qëllimi që përcaktuam me qytetarët, shtet të së drejtës, rregull, drejtësi dhe disiplinë. Menjëherë pas krijimit të qeverisë së re, ne do të bëjmë disa hapa për të siguruar që rruga e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik drejt drejtësisë dhe procedim të pavarur është e hapur dhe ata do të procedojnë. Ligji për Prokurorinë Publike garanton që politika nuk mund të ndërhyjë në rastet gjyqësore dhe se të gjitha rastet e korrupsionit të lartë duhet dhe do të kenë përfundime gjyqësore”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu theksoi se listat e deputetëve nga koalicioni që udhëheqë ai do të bëhen të ditura të hënën, pas mbajtjes së kongresit të LSDM-së.

“Deri më tani nuk kemi pasur takim me PDSH-në e Menduh Thaçit. Nëse sot vendosim me partinë, këto ditë pritet të takohemi. Unë personalisht jam pro mbajtjes së një takimi, pastaj do të shohim çfarë do të del. Për Listat do të vendosim të hënën , gjatë kongresit të partisë”-tha mes tjerash Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat