Maqedonia e Veriut s’do lejojë hyrje të refugjatëve, transiti s’është opsion

Maqedonia

Maqedonia e Veriut s’do lejojë hyrje të refugjatëve, transiti s’është opsion

Më: 7 mars 2020 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Kryeministri Oliver Spasovski tha se tashmë është shpallur gjendje krize dhe se janë rritur prania e forcave të ARM-së dhe policisë në kufirin jugor dhe se shteti nuk do të lejojë hyrje të refugjatëve.

Në pyetjen nëse Qeveria ka plan për refugjatët pas deklaratës së kryetarit serb për mbyllje hermetike të kufirit, Spasovski tha transiti tashmë nuk është opsion.

“E dini se kemi shpallur gjendje krize, se është rritur prania e forcave të ARM-së dhe policisë në kufirin jugor. Në bazë të informacioneve që i morëm nga shërbimet tona, nga shërbimet e partnerëve po ndiqet situtata. Tani për tani gjendja është stabile dhe se nuk ka rritje të refugjatëve që do të tentojnë të hynë në vend, megjithatë qëndrimi është se kemi zero tolerancë”, tha Spasvoski.

Ai rikujtoi se shteti ka pasur politikë në të cilën refugjatët po transitonin në vendon tonë dhe se kemi vetëm dy qendra transitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat