Mbrëmë policia në Shkup arrestoi një person për armëmbajtje pa leje

Maqedonia

Mbrëmë policia në Shkup arrestoi një person për armëmbajtje pa leje

Më: 8 mars 2020 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Mbrëmë në orën 00:20 në rrugën ‘Aradhat partizane’ në Shkup, policët nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personin A.B (26) nga Shkupi për shkak se gjatë kontrollit atij i është gjetur pistoleta.

Pistoleta, sipas policisë, ka qenë ‘Bereta’ e kalibrit 6.35 mm, me gjashtë plumba.

Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat