Lëvizja Besa publikon emrat e kandidatëve për deputet

Maqedonia

Lëvizja Besa publikon emrat e kandidatëve për deputet

Më: 8 mars 2020 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Lëvizja Besa sonte caktoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme kuvendare ndërsa vendimet u morën në mbledhje të Këshillit Qendror në Tetovë.

“U bisedua për gjendjen politike dhe kandidatët për deputetë. Në këtë takim u votua lista e kandidatëve për deputetëve në njësitë zgjedhore”, njoftojnë nga Lëvizja Besa përmes rrjetit social në ‘Facebook’.

Lëvizja Besa sonte caktoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme kuvendare ndërsa vendimet u morën në mbledhje të Këshillit Qendror në Tetovë.

“U bisedua për gjendjen politike dhe kandidatët për deputetë. Në këtë takim u votua lista e kandidatëve për deputetëve në njësitë zgjedhore”, njoftojnë nga Lëvizja Besa përmes rrjetit social në ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në njësinë zgjedhore numër 1 kandidatë janë Kastriot Rexhepi dhe Jonuz Fejzullah. Në njësinë zgjedhore numër dy janë Bastri Bajrami dhe Shenasi Geladini. Melinda Rashidi është kandidatja e vetme për deputete në njësinë zgjedhore numër pesë.

Njësia zgjedhore numër gjashtë ka më së shumti kandidatë edhe atë: Bilall Kasami, Fadil Zendeli, Hatije Etemi, Abdush Demiri, Fatlinda Jaja, Fatmir Sabriu, Florie Sinani, Isein Ajdari dhe Adnan Azizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat