Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka ndalesa në kalimet kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka ndalesa në kalimet kufitare

Më: 9 mars 2020 Në ora: 10:03
Ilustrim

Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Përkujtim për shoferët se detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të të pajisjeve dimërore në automjete zgjat deri më 15.03.2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat