Zaev: Qytetarët me rezervë t’i marrin informacionet e pavërtetuara për coronavirusin

Maqedonia

Zaev: Qytetarët me rezervë t’i marrin informacionet e pavërtetuara për coronavirusin

Më: 10 mars 2020 Në ora: 14:52
Zoran Zaev

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ ju bën apel qytetarëve që t’i marrin me rezervë lajmet e pavërtetuara për coronavirusin.

“Qytetarët dhe opinioni i gjerë me rezervë t’i marrin lajmet e rreme, të pavërtetuara dhe sensacionale të disa media të caktuara, para se gjithash portale, që publikojnë për virusin Covid -19. Tani, kur institucionet bëjnë gjithçka që të përballen me virusin, është e papërgjegjshme të publikohen lajme të rreme dhe dezinformata që nxisin panik në mesin e qytetarëve”, shkruan Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat