LSDM anulon të gjitha aktivitetet partiake për shkak të coronavirusit

Maqedonia

LSDM anulon të gjitha aktivitetet partiake për shkak të coronavirusit

Më: 10 mars 2020 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i anuloi të gjitha aktivitetet për ditët e ardhshme. Gjithashtu janë anuluar të gjitha aktivitetet që ishin në agjendë partiake me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit.

“Edhe pse ishin caktuar takime me kryetarin Zoran Zaev me disa oda ekonomike, dhe nesër dhe pasnesër ishin paraparë disa aktivitete partiake, udhëheqësia e LSDM-së vendosi që të anulohen aktivitetet për shkak se s’ka vlerë më të madhe se sa shëndeti”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupçe Nikolloski.

Në lidhje me kongresin e djeshëm të LSDM-së në një hotel nv Shkup, ku të pranishëm ishin qindra delegatë, mysafirë dhe gazetarë, Nikollovski vërtetoi se anëtarët e partisë më herët kishin nënshkruar deklarata se nuk kanë udhëtuar në rajonet e rrezikshme dhe shtetet që janë të rrezikshme nga infeksioni.

“Gjatë kongresit u respektuan të gjitha rekomandimet. Delegatët para se të hynë në kongres nënshkruan deklarata se nuk kanë qenë në rajonin ku ka përfshirë coronavirusi”, tha mes tjerash Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat