Ambasadori francez Timonie për vizitë në selinë e RDK-së

Maqedonia

Ambasadori francez Timonie për vizitë në selinë e RDK-së

Nga: Bota Sot Më: 12 mars 2020 Në ora: 13:05
Pamje nga takimi

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, Sekretari i përgjithshëm Suhejl Fazliu, si dhe zëdhënësi i partisë Shpat Iseini pritën ambasadorin francez, ekselencën e tij Christian Timonie, që erdhi në vizitë në selinë e RDK-së, për të diskutuar rreth aktualitetit politik në vend dhe rajon.

Kryetari Memedi, falënderoi ambasadorin Timonie për vizitën dhe për nderin e treguar ndaj RDK- së, jo vetëm me këtë vizitë në selinë tonë, por edhe për respektin që ka patur ambasada franceze deri më tani ndaj veprimtarisë sonë politike. Kryetari Memedi njoftoi ambasadorin Timonie për arsyet e mospjesmarrjes në zgjedhjet e prillit të RDK-së, duke ritheksuar edhe njëherë dështimin e subjekteve politike shqiptare për krijimin e një opozite të shëndoshë kombëtare që do të kontribuonte në zhvillimin e demokracisë në vend. Memedi gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për dështimin e deritanishëm në fuqizimin e institucioneve të shtetit në ballafaqim me krimin, korrupcionin, dhe shndërrimin e këtij shteti në një shtet të së drejtës. Edhe përkundër kësaj, theksoi kryetari Memedi, vendi merriton hapjen e negociatave me BE, dhe beson se shteti francez do të jetë përkrahës i vërtetë drejt këtij qëllimi madhor.

Ambasadori i Francës Timonie falënderoi kryetarin Memedi për mikëpritjen në selinë e partisë, dhe përgëzoi për rolin konstruktiv të RDK-së gjatë pjesmarrjes në qeveri në momentet historike për shtetin, anëtarsimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe se Franca do të vazhdoj të mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat