Dymbëdhjetë persona nga Shkupi dhe Strumica testohen për coronavirus, të gjithë me rezultate negative

Maqedonia

Dymbëdhjetë persona nga Shkupi dhe Strumica testohen për coronavirus, të gjithë me rezultate negative

Më: 13 mars 2020 Në ora: 09:43
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dje pasdite janë testuar katër persona nga Strumica që kanë qenë në kontakt me pacienten e parë që është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, pas kthimit nga Italia. Testimet e tyre janë negative. Gjithashtu, janë testuar edhe tetë bashkudhëtarë nga Shkupi të të njëjtës paciente dhe rezultatet e tyre kanë qenë negative për coronavirus.

Praktikisht, të gjithë bashkudhëtarët në furgon, gjatë këtyre dy javëve kanë qenë në izolim shtëpiak dhe nuk janë të infektuar me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme njoftoi se për coronavirus janë testuar edhe shtatë persona me simptome të virusit por rezultatet kanë dalë negative.

Momentalisht në Klinikën për Sëmundje Infektive janë nëntë pacientë, prej ku tetë janë pozitiv me coronavirus, ndërsa pas testit të dytë kontrollues, e sëmura e parë rezulton negativ, që do të thotë se ajo tashmë nuk është e infektuar, por do të mbesë për shërim të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat