Michael Roth për vizitë virtuale në Shkup

Maqedonia

Michael Roth për vizitë virtuale në Shkup

Më: 19 mars 2020 Në ora: 10:16
Michael Roth

Ministri për Evropë i Gjermanisë, Michael Roth do të ketë ‘vizitë pune virutale’ në Maqedoni të Veritu dhe takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Siç njoftojnë nga MPJ, vizita së pari ishte e planifikuar të realizohet në mënyrë normale për pritjet e marrjes së vendimit për nisjen e bisedimeve aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke pasur parasysh gjendjen globale me coronavirusin, është paraparë që të vizita të realizohet në mënyrë digjitale, përkatësisht me video, ku siç theksohet nga MPJ, shfaqet edhe një shenjë të mbështetjes gjermane dhe miqësisë.

Në njoftim thuhet se përqendrimi i bisedimeve, krahas mënyrave për menaxhimin me sfidat e pandemisë, do të diskutohet për statusin e fundit të diskutimeve dhe përgatitjes së konkludimeve të procesit të zgjerimit të BE–së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat