Humb jetën një shofer kamioni nga Maqedonia në një aksident në Beograd

Maqedonia

Humb jetën një shofer kamioni nga Maqedonia në një aksident në Beograd

Më: 19 mars 2020 Në ora: 10:50
Aksident

Mediumet serbe informojnë se dje pas mesnate, ka ndodhur një aksident tragjik, në të cilin ka humbur jetën një shtetas i Maqedonisë (35-vjeçar – drejtues i kamionit).

Aksidenti ka ndodhur në Beograd në rrugën drejt Dobanovcit, kur janë përplasur një makinë dhe kamioni që ka qenë nën shoqërimin e policisë.

Në aksident, janë lënduar edhe katër persona tjerë, të cilët janë dërguar në Shërbimet e ndihmës së shpejtë.

Thuhet se aksidenti është shkaktuar nga konvoji i kamionëve, ndërsa arsyet do të zbulohen pas hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat