MPPS e Maqedonisë do të sigurojë gjëra ushqimore dhe paketa higjienike për familjet në nevojë

Maqedonia

MPPS e Maqedonisë do të sigurojë gjëra ushqimore dhe paketa higjienike për familjet në nevojë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 12:17
Foto Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikë Sociale bën të ditur se do të dërgohen gjësende dhe paketa me mjete për higjienë personale dhe dezinfektim për familjet që jetojnë në kushte të liga.

“Paketat do t’u ndihmojnë atyre që në nevojë që më lehtë t’i zbatojnë masat për mbrojtjen nga infektimi në kushte shtëpiake”, shprehen nga MPPS.

Ata shtojnë se gjatë këtyre ditëve, ekipet e Qendrave për Punë Sociale në Probishtip, Tetovë, Shkup, Resnjë, Vinicë, Shën Nikollë, Krushevë, Gostivar, Kriva Pallankë, Vallandovë dhe Kumanovë ndanë mbi 400 paketa për familjet që jetojnë në kushte të liga.

“Gjatë ditëve në vijim aksioni do të vazhdojë edhe në qendrat tjera”, shprehen nga MPPS duke theksuar se sistemi i mbrojtjes sociale vazhdon të funksionojë pa pengesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat