Në Maqedon familjarët nuk e pranojnë që nëna iu vdiq nga koronavirusi

Maqedonia

Në Maqedon familjarët nuk e pranojnë që nëna iu vdiq nga koronavirusi

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Familjarët e kumanovares së ndjer nga COVID-19 për Tv Telma kanë deklaruar se tani më e ndjera asnjëherë nuk ka qenë jashtë vendit, dhe se askush atyre nuk u ka treguar se ajo ka vdekur nga Korona virusi, por se ka vdekur nga “sulmi kardiak”.

Familjarët e të ndjerës për Tv Telma kanë deklaruar se Gordana Dimovska asnjëherë të vetme në katër vitet e fundit nuk ka qenë jashtë vendit, ndërsa vitin e fundit jashtë vendit nuk ka qenë as djali i saj i cili për momentin gjendet në Klinikën Infektive në Shkup.

Ata demantojnë informacionet e plasuara në media nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe thonë se të gjitha testet që janë bërë kumanovares 57 vjeçare kanë qenë negative ndaj COVID-19.

“Ishim dje pas orës 9, para dritareve në vizitë në Repartin infektiv dhe kemi biseduar me atë dhe birin e saj. Atje zakonisht nuk ka vizita. U ankuan se nuk marrin asgjë nga mjekët. Deri sa flisnim për një moment asaj ju keqësua gjendja, i briri I cili ishte me të gjatë gjithë kohës tentonte ta ndihmonte dhe reanimonte. Atëherë u paraqitën mjekët për ndihmë, pasi që i biri i të ndjerës thërriti me zë të lartë. Kur arritëm deri te dera, askush nuk doli të na thotë gjë. Kaluan disa pastruese dhe kur kuptuan se ne jemi familjarët e saj na thanë Zoti e mëshiroftë”, kanë deklaruar të afërmit e të ndjerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat