Coronavirusi, mbi shtatë mijë persona në vetizolim në Maqedoni

Maqedonia

Coronavirusi, mbi shtatë mijë persona në vetizolim në Maqedoni

Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Policia kontrollon rreth 8 mijë qytetarë, që janë në izolim për shkak të coronavirusit. Më shumë se 600 janë në izolim të detyrueshëm, dhe mbi 7.300 kanë një vendim për izolim vullnetar.

Gjatë inspektimit, policia zbuloi se izolimin nuk e ka respektuar një person, ndërsa vetizolimin 22 qytetarë. Kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal.

Deri më tani, MPB ka ngritur 77 kallëzime penale në prokurori, për ata që nuk e kanë respektuar izolimin e detyrueshëm shtëpiak.

Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja me coronavirus në Maqedoni. Numri i të infektuarve me coronavirus në vend arriti në 136.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat